Vendosni fjalën kyçe....

Viktimat e jahtit luksoz që u fundos në Itali nuk vdiqën nga uji


Autopsitë fillestare të katër nga shtatë viktimave që vdiqën kur një superjaht u mbyt në një stuhi në Itali muajin e kaluar, tregojnë se ata vdiqën nga “mbytja e thatë”, sipas autoriteteve.

Dukuria, e njohur gjithashtu si “mbytje atipike”, do të thotë se ata nuk kishin ujë në mushkëri, trake apo stomak, tha një zëdhënës i avokatit të kapitenit të “Bayesian”, që u fundos në brigjet e portit sicilian të Porticellos në 19 gusht.

Shkaku i vdekjes së katër viktimave të para sugjeron se ata kishin gjetur një flluskë ajri në kabinën ku u gjetën pesë prej trupave të viktimave dhe kishin konsumuar të gjithë oksigjenin përpara se xhepi i ajrit të bëhej toksik për shkak të dioksidit të karbonit, sipas raportojnë mediat lokale.

Autopsia e avokatit amerikan Chris Morvillo, gruas së tij Neda Morvillo, bankierit të Morgan Stanley, Jonathan Bloomer dhe gruas së tij Anne Elizabeth Judith Bloomer, u kryen të mërkurën në Institutin e Mjekësisë Ligjore të spitalit Poliklinik të Palermos, thanë zyrtarët.

Autopsitë e titanit britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe vajzës së tij 18-vjeçare pritet të kryhen të premten.