Vendosni fjalën kyçe....

“Pinte tre kanaçe në ditë” – I shoqi 34-vjeçar vdiq nga ataku kardiak, gruaja fajëson pijet energjike


Një burrë pësoi atak kardiak vdekjeprurës ndërsa bashkëshortja e tij ka bërë përgjeëgjës pirjen e pijeve energjike nga i shoqi çdo ditë.

Gruaja e tij, Meagan Shreve, ka pohuar se dëshira e bashkëshortit të saj për kafeinën, e bënte atë të pinte deri në tre kanaçe në ditë dhe kjo çoi në atakun kardiak që i mori jetën.

Në një video të shpërndarë në TikTok, Meagan (@ladyshreve) tregoi natën kur mjekët i bënë masazh kardiak bashkëshortit të saj Aaron Shreve për ta rikthyer në jetë, gjë që çoi në thyerjen e brinjëve.

Më pas ai u detyrua të qëndronte në spital për “pesë deri në gjashtë javë”, ndërsa kardiologët mbikëqyrnin zemrën e tij.

Meagan pretendon se mjekët thanë se arresti kardiak i burrit të saj ishte shkaktuar nga “dehidratimi” dhenga pirja e “shumë pijeve energjike”.

Sipas Meagan, Aaroni pinte “dy deri në tre” pije energjike në ditë, plus kafe. Një arrest kardiak është një urgjencë mjekësore që ndodh kur zemra papritmas ndalon së rrahuri. Problem filloi në janar të këtij viti kur Aaron zgjoi gruan e tij në mes të natës për t’i thënë asaj se “nuk po ndihej mirë”.

“Zemra e tij po rrihte shpejt, duart dhe këmbët i mpiheshin dhe ai nuk ndihej mirë. Mendova se ai kishte një atak paniku dhe telefonova ambulancën”, tha ajo.

Brenda “më pak se një minute” pasi shkoi në spital, bashkëshorti i saj kishte humbur vetëdijen.

Stafi i spitalit filloi masazhet në gjoks në një përpjekje për të ringjallur zemrën e tij dhe për ta mbajtur atë në jetë. Fatmirësisht mjekët ishin në gjendje ta rikthenin zemrën e Aaron-it dhe pas gjashtë javësh mbikëqyrje, ai u kthye në shtëpi. Në fillim, mjekët nuk kishin “përgjigje” se pse burri i shëndetshëm kishte pësuar arrestin kardiak.

Ata përfundimisht vendosën se “kishte ndodhur pothuajse me siguri” nga Red Bull, tha ajo në një postim vijues.

Disa studime ekzistuese kanë lidhur pijet energjike me problemet e zemrës, duke përfshirë rrahjet e parregullta të zemrës dhe arrestin kardiak. 

Studiuesit në Klinikën Mayo në SHBA shikuan të dhënat mjekësore të 144 pacientëve që i kishin mbijetuar një arresti kardiak pas trajtimit urgjent.

Shtatë prej tyre, të moshës 20 deri në 42 vjeç, kishin konsumuar një pije energjike përpara ngjarjes kërcënuese për jetën, me gjashtë që kërkuan trajtim me goditje elektrike. Tre nga pacientët ishin konsumues të rregullt të pijeve energjike dhe katër u zbulua se kishin një lloj sëmundjeje gjenetike të zemrës.

Studiuesit thanë se faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar si privimi i gjumit, dehidratimi, dieta, agjërimi i fortë, pirja e cigareve elektronike dhe mjekimi me antibiotikë, mund të kenë krijuar kushtet e duhura që kanë çuar në arreste kardiake të papritura tek këta pacientë.

Ndërsa studimi, i botuar në revistën Elsevier Heart Rhythm, nuk provoi një shkak të drejtpërdrejtë, studiuesit ende rekomandojnë konsumimin e pijeve energjike me kujdes.

Red Bull është kontaktuar për koment, shkruan The Sun.

Rreziku i lidhur me disa pije energjike është i lidhur me përmbajtjen e tyre të lartë të kafeinës. Ndërsa një filxhan mesatar kafeje përmban afërsisht 100 mg kafeinë, pijet energjike  mund të përmbajnë deri në 160 mg. Një kanaçe Red Bull përmban 80 mg. Konsumimi i kafeinës shkakton lirimin e hormoneve si noradrenalina dhe noradrenalina, të cilat mund të rrisin rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

Ekspertët kanë shprehur shqetësime edhe për përbërës të tjerë të pijeve energjike, si taurina, e cila mund të ketë veti stimuluese. Edhe pse shumica e individëve e tolerojnë mirë kafeinën, disa mund të përjetojnë rrahje të shpeshta zemrës ose rrahje të parregullta të zemrës.

Hulumtimet e mëparshme zbuluan se vetëm një pije energjike në muaj është e mjaftueshme për të rritur rrezikun e problemeve me gjumin. Dhe studime të tjera kanë zbuluar se fëmijët dhe të rinjtë që pinë pije energjike janë në rrezik të shtuar të mendimeve për vetëvrasje.