Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane del në mbështetje të komisionit special “Xhafaj”


 

Ambasada amerikane do të angazhohet në punën e ngritur nga komisioni i posaçëm në Kuvend për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin e cila drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Përmes një deklarate, SHBA shprehet se si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA-së do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion ka në përbërjen e tij 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Kjo e fundit deri më tani ka bojkotuar punën e komisionit, që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.