Banorët e zonës së prekur nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë duke kërkuar që të sigurohet akses në rrugën e re.
Protestuesit janë në rrugë, ndërsa pranë tyre ndodhen edhe punonjësit e policisë.
Segmenti rrugor, me një kosto prej 1.3 miliardë eurosh, ka krijuar një konflikt mes banorëve dhe qeverisë. Disa prej tyre janë takuar me kryetarin e Bashkisë Krujë, Artur Bushi, i cili ka premtuar se do të kontaktojë zv/kryeministren Belinda Balluku për të zgjidhur problemin.
Banorët presin një përgjigje deri të hënën, përndryshe ata kanë paralajmëruar protesta të dhunshme.