Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësja e RTSH-së reagon pas letrës që qarkulloi në media për hijet e skandalit seksual


Punonjësja e transmetuesit publik shqiptar, Blerta Tafani ka reaguar për newsbomb.al në lidhje me letrën që pretendohet se ajo i ka dërguar Këshillit Drejtues të RTSH, për ngacmimet seksuale dhe dhunën psikologjike të drejtorit të dorëhequr tashmë Alfred Peza.

“Unë mohoj të flas për një letër që po qarkullon ngado, por nuk mban firmën time. Pra, besoj vetëkuptohet që unë nuk kam çfarë të komentoj”, është shprehur Blerta Tafani, e kontaktuar nga newsbomb.al.

E pyetur nëse e mohonte autorësinë e letrës së bërë tashmë publike, ku pretendohet për veprime dhe sjellje të turpshme nga drejtori Alfred Peza, ajo përsëriti: Letra që ju thoni, nuk mban firmën time!

Referuar përmbajtjes së saj, paralajmërohet një kallëzim penal në organet e drejtësisë, por e pyetur nga newsbomb.al, gazetarja dhe moderatorja Blerta Tafani është shprehur se nga ana e saj nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor, pasi nuk ka asnjë një letër.

“Po, mohoj që të jetë bërë ndonjë kallëzim nga ana ime në Prokurori”, pohoi ajo.

Citimet janë pasqyruar në mënyrë korrekte siç ka deklaruar vetë gazetarja në rrugë telefonike për newsbomb.al dhe pasi Blerta Tafani ka lejuar redaksinë që t’i përdorë ato për këtë artikull!

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e NewsBomb.al