Janë shfaqur pamjet e çastit kur mësuesi irlandez Enoch Burke u arrestua përsëri jashtë shkollës që e pushoi nga puna asi mësuesi kundërshtoi të thërriste një djalë si vajzë. I krishteri ungjillor u shoqërua nga policia pak ditë më parë jashtë shkollës Wilson në Co Westmeath të Irlandës dhe u dërgua në gjykatën e Dublinit.
Ai u kthye pas hekurave në burgun Mountjoy, pasi kishte kaluar tashmë më shumë se 400 ditë i burgosur atje për kundërshtimin e vijueshëm të një urdhri të Gjykatës së Lartë që e ndalonte atë të shkonte në mjediset e shkollës.
Burke u pa duke u përfshirë në një bisedë të gjatë me policinë jashtë dyerve të shkollës përpara se një oficer ta kapte nga krahët dhe ta tërhiqte drejt një furgoni burgu, siç duket në videon e publikuar nga familja, shkruan Daily Mail.
“Unë kam të drejtë të jem këtu, kam të drejtë të punoj këtu dhe t’u them nxënësve se nuk duhet të marrin bllokues të pubertetit,” tha mësuesi teksa u shty nga tre gardianë.
Pamjet erdhën pasi familja Burke publikoi një video tjetër të babait të Burke, Sean, duke u përplasur me policinë.
“Unë mendoj se është një turp i madh që ju keni ardhur këtu për të arrestuar djalin tim, sepse ai nuk do të mbështesë transgjinorizmin,” tha ai.
“Është një shumë e e trishtuar të shohësh katër policë të vijnë në shtëpinë time për të arrestuar djalin tim, i cili ka një histori të patëmetë në çdo aspekt të shoqërisë. Është e turpshme,” – i tha ai policisë.
Burke, i cili ishte liruar nga burgu në qershor, u shkarkua nga shkolla për sjellje të pahijshme në janar 2023 pasi kundërshtoi të përdorte emrin e ri të një nxënësi në tranzicion dhe përemrin e zgjedhur “ata”, duke thënë se ishte kundër bindjeve të tij fetare.
Pavarësisht shkarkimit të tij, një gjykatë dëgjoi në shkurt se ai ende po paguhej në pritje të apelit të tij kundër vendimit të shkollës për ta shkarkuar.
Në atë kohë, ai ishte paguar rreth 72,000 euro ndërkohë që ishte në pushim administrativ.
Burke këmbënguli në gjykatë: “Kjo gjykatë thjesht po më mohon besimet e mia fetare dhe të drejtën time për bindjet e mia fetare. Unë jam një i krishterë. Unë kam besime të krishtera. Besimi im thotë mashkull dhe femër, Zoti ka bërë mashkull dhe femër.”
Ai citoi pasazhe nga Bibla, duke përfshirë Zanafillën dhe Ungjillin e Mateut, dhe pohoi se mësuesit në Irlandë “po urdhëroheshin të impononin transgjinorizmin te studentët”.