Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Shkodër


Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Shkodër mesditën e sotme.

Të shtënat kanë ndodhur në lagjen “Partizani” ku është qëlluar ndaj një makine “Range Rover”.

Të shtënat vijnë pak ditë pas vrasjes së 36-vjeçarit Elvis Rroshkodoli në Shkodër, i cili u qëllua 18 herë teksa po pinte kafe në lokal.

Për atentatin ndaj të riut është arrestuar 26-vjeçari Xhulio Malo, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë.