Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me 4 plumba Range Rover-in në Shkodër, shpallet në kërkim autori, në vitin 2021 i shpëtoi atentatit


Alban Bruçi është shpallur në kërkim lidhur me atentatin ndaj Arjon Kajoshit në Shkodër mesditën e sotme.

Makina tip “Range Rover” e Kajoshit u qëllua me katër plumba mesditën e sotme, por fatmirësisht Kajoshi i cili oshtë në timon shpëtoi pa u dëmtuar dhe u largua me vrap nga vendi i ngjarjes.

Kajoshi është boksier profesionist dhe djali i boksierit të njohur të Vllaznisë së Shkodrës, Sokol Kajoshi.

Vëllai i Arjon Kajoshit, Arlindi, është shpallur në kërkim bashkë me katër persona të tjerë për rrahjen e 62-vjeçarit Vladimir Bruçi në Shkodër, pas një sherri për vendin e parkimit më 3 qershor të këtij viti.

Alban Bruçi i ka shpëtuar një atentati më 25 gusht 2021. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes në lagjen “Rus” ku ndaj mjetit “Audi” me të cilin udhëtonte u qëllua më shumë se 20 herë po fatmirësisht ai i shpëtoi atentatit.

Ai është arrestuar më herët në vitin 2016 për tentativë vrasjeje. Për ngjarjen e 25 gushtit 2021 policia arrestoi Tonato Fushën e Bajram Çekoren.