Vendosni fjalën kyçe....

Konflikt i dhunshëm mes të rinjve në Vlorë, një i plagosur


Një përleshje mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin Vlorë-Skelë, pranë tregut të orizit. Konflikti, i cili filloi pas një mosmarrëveshjeje për motive banale, ka përfunduar me përdorimin e sendeve të forta.

 Njëri nga të rinjtë ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Në ndërkohë, personi tjetër i përfshirë në konflikt është shoqëruar në komisariat nga forcat e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe për të zbardhur detajet e incidentit.