Kreu i PS-së, Edi Rama, në Asamblenë e partisë foli sërish për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.
Sipas tij vrasja u përdor si helm për të nxitur urrejtjen ndaj Partisë Socialistë.
Për Ramën një prokuror i paaftë nxiti një revoltë duke ndryshuar akuzën dhe më pas për të mbuluar gabimin mori të pandehur një polic patrulle.
“U mobilizuan ta përdorin vrasjen e një djali të ri si overdozë helmi për të nxitur urrejtjen ndaj nesh. U prodhuar një film i kronikës së zezë ku u mblodhën bashkë të tëra të këqijat e mundshme. Komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve dhe komenteve mediatike, që i dominoi fantazia kriminale e gënjeshtareve dhe gjuha ekstremiste e spekulantëve. U tha me të madhe se vrasja kishte ardhur për një gjobë të papaguar, për të cilën viktima u vra nga një bandë gjobitësish. Gënjeshtër. U shkrua që Pogradeci qenka vërë si qeli e viteve ‘80 ku ligjin e bëkan bandat e gjobëvnëse, gënjeshtër. U vu kuja se policia kishte tentuar ta fshihte krimin, gënjeshtër. Shpejtësia veprimeve të policisë në ndalimin e autorit është e dokumentuar. U bërtit se ambulanca kishte ardhur me 40 minuta vonesë, gënjeshtër. Koha e mbërritjes është e dokumentuar në sistem. U përhap se autori i krimit kishte mbrojtje politike, ngaqë një dajë i tij ishte eksponent i lartë i PS në Pogradec. Gënjeshtër. PS nuk mbron politikisht as ministrat e saj, por në rastin konkret ai dajë që ka qenë dikur pjesë i PS është një person më pas i dënuar për abuzim me detyrën dhe s’ka asnjë lidhje me PS, i ndjeri ishte anëtar me tester i PS dhe nuk ishte pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, po punonjës i OSSHE. Derisa e vërteta të vishte pantallonat gënjeshtra me 7 gishta e bëri 7 herë xhiron e vendit. Një prokuror i paaftë dhe papërgjegjshëm që pa kryer asnjë hetim e ndryshoi akuzën si vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, duke revoltuar të madh e të vogël. Kështu popullit iu dha pa pikë turpi doza e helmi për të bërë politikë me një vdekje tragjike, deri dikur organizuar një protestë mashtrues e kundër qeverisë ndërkohë që çështja ishte dorëzuar korrektësisht nga policia që në orët e para pas ngjarjes. Për të lartë ujin e trashë me të hollë, prokuroria shkoi mori të pandehur një polic patrulle duke treguar se as nuk e ka haberin e rolit të policisë së patrullë, duke bërë politike në vend se të bënte hetim të drejtë, të paanshëm,, të pavarur dhe sa më të shpejtë. Kjo nuk është as e para e as e fundit, lojë politike e mediatike, ku e vërteta bykoset brenda çorapit të pistë”-tha Rama.