Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi për Asamblenë e PS-së: Rama i njëjti në 11 vite, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën


Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka komentuar Asamblenë e PS-së në Durrës.

Bardhi shprehet se kryeministri Edi Rama është i gatshëm ta djegë Shqipërinë për pushtetin e tij personal. Sipas tij, Rama nuk shprehu aspak qoftë një pendesë për faktin se ka degraduar vendin.

Bardhi bën thirrje që shqiptarët të shpëtojnë Shqipërinë nga qeverisja, që e quajti të korruptuar.

 “Lajmi i vetëm nga Asambleja personale e Edi Ramës është shkrirja totale e Partisë Socialiste dhe zëvendësimi i figurave të kësaj force politike me pupacë në xhepin e brendshëm të xhaketës së vjetruar dhe të bërë pis nga ai vetë. I vetmi që nuk ndryshon është Edi Rama, i cili për pushtetin personal është gati t’i verë flakën Shqipërisë, e jo më partisë së tij.

Asnjë ide, asnjë reflektim, llogaridhënie, asnjë ndjesë për çfarë ka shkuar keq. Vetëm vazhdim i refrenit të vjetër, fajëso dhe sulmo kundërshtarin, bëj sikur ke ardhur sot në pushtet dhe nuk ke patur shansin e mundësinë për të rritur rrogat, pensionet, për të forcuar e zhvilluar ekonominë, apo për të luftuar krimin e korrupsionin.

Flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997. Flet për zhvillim, por mendja i punon vetëm për shkatërrim. Flet për të rinjtë, por mendjen e ka si të fuqizojë kriminelët dhe të korruptuarit. Me pak fjalë, i njëjti në 11 vite, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën.

I vetmi institut modern ku bazohen parashikimet e tij elektorale janë paratë e vjedhura e të drogës që do hedhë, dhe aktivizimi i bandave që janë shtabet e tij elektorale. Sa herë shihni atë portret që ben si profet, duhet të kujtoni të gjithë horrat, trafikantët e vrasësit që qendrojnë pas tij, duhet të kujtoni qindra milionë euro të grabitura në rrugë, tunele, koncesione e inceneratorë. Kjo ēshtë e verteta e tij zgjedhore, asgjë tjetër!

Sot më shumë se kurrë ndonjëherë duhet kurajo e bashkim për ta shpëtuar Shqiperinë nga kjo thundër e piset, e korruptuar dhe e zhytur në krim”, shprehet Bardhi.