Të paktën 48 persona u vranë të dielën nga shpërthimi i një kamioni me karburant në Nigeri. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave tha se kamioni me karburant u përplas me një kamion që transportonte udhëtarë dhe bagëti. Në aksident u përfshinë edhe disa automjete të tjera, thuhet në njoftim.
Zëdhënësi i agjencisë Hussaini Ibrahim tha se numri i të vdekurve ishte 48 dhe zyrtarët ende po përpiqeshin të pastronin vendin e incidentit.
Firma shtetërore nigeriane NNPC Ltd javën e kaluar rriti çmimin e benzinës me të paktën 39%, rritja e dytë e madhe në më shumë se një vit, por mungesat kanë vijuar, duke i detyruar shoferët të qëndrojnë në radhë për orë të tëra në qytetet dhe qytezat kryesore të vendit.