Programi prestigjoz BBC World Questions mbërrin në Shqipëri. Nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond 4 panelistët politikan, analist dhe aktivist do t’ju përgjigjen pyetjeve të publikut i cili përmes pyetjeve do të transmetoi realitetin shqiptarë.
Programi ka një audiencë botërore shumë të gjerë, duke përfaqësuar një vitrinë të mirë për Shqipërinë dhe natyrisht edhe për të ftuarit, njëri prej të cilëvë eshtë Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë. Kjo mesa duket ka shqetësuar jo pak grupet kundërshtarët e tij në mazhorancë dhe opozitë.
Në një intervistë për një media shqiptare, gazetari i BBC pyetet për përzgjedhjen e Lulzim Bashës si pjesë të panelit prestigjoz, duke shtuar se ka pasur një debat mbi këtë çështje, gjë që tregon përpjekjet e ethshme për të mos humbur kohë për të goditur kreun e euroatlantikëve, promovimi i të cilt në media prestigjoze ndërkombëtare çan rrethimi që i bëhet çdo ditë në mediat vendase.
Por, pas skandalit McGonigal, shefit të FBI-së që u përdorë nga mazhoranca për të goditur Lulzim Bashën, kjo përpjekje për anatmemim përmes sulmeve të sponsorizuara nga grupet e interesit në Shqipëri duket fare e parëndësishme dhe fëminore, që vetëm i rrit vlerat Bashës.
Në përgjigjen e tij për gazetaren e televizionit shqiptar, Jonny Dymond, mbron përzgjedhjen e Lulzim Bashës sepse e cilëson një figurë të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare. Fjalë që do nxisin edhe më shumë inatin dhe xhelozinë tekundërshtarët e Bashës, që me siguri do nisin të sulmojnë një nga radiotelevizionet më të vjetra dhe prestigjoze në botë, i cili po shkatërron propagandën e investuar kundër Bashës nga Rama dhe Berisha.
Pjesë nga intervista:
Gazetare: Ta kalojmë te pyetjet e vështira. Ka pasur reagime nga Lulzim Basha në rrjetet sociale, për faktin pse ai është në panel. Cili ishte kriteri juaj në përzgjedhjen e panelit dhe cila ishte arsyeja që u zgjodh Basha dhe jo dikush tjetër nga fraksionet e Partisë Demokratike?
Jonny Dymond, BBC: Gjithmonë duhet të jetë një përfaqësues i qeverisë, të cilin e kemi dhe patjetër duhet një përfaqësues i opozitës. Kjop e fundit ka ndryshuar, thënë kështu. Ka pasur shumë çështja brenda dhe jashtë gjykatave.
Lulzim Basha është figurë e lartë kombëtare dhe ndërkombëtare, ka qenë edhe krybashkiak i Tiranës. Ka një anglishte të shkëlqyer dhe jam i sigurt që do të përfaqësojë gjerësisht opozitën kundrejt qeverisë, si dhe duke përfaqësuar pjesën e tij të opozitës. Për ne, ishte vendim shumë i vështirë dhe në njëfarë kuptimi, kurrë nuk do të ishim 100% të saktë.
I kuptoj kritikat dhe shqetësimet, por në fund duhet marrë një vendim. Për shkak të vjetërsisë dhe përfaqësimit në vend, pasi ai është pjesë e opozitës, gjyuam se ai ishte njeriu i duhur për këtë gjë. E kuptoj që disa nuk janë dakord, por ky është emision dhe jo fizikë bërthamore. Është art, jo shkencë. E kuptoj mospajtimin, por është një vendim i menduar gjatë dhe jemi të lumtur që ai është pjesë e panelit.
Gazetare: Keni pasur kontakt me persona nga fraksioni i Sali Berishës, apo pjesë të tjera të opozitës? Ka pasur diskutime mes tyre?
Gazetare e BBC: Po, ka pasur. Kemi kontaktuar edhe me skuadrën e Sali Berishës dhe i qartësuam vendimin e marrë, për shkak se ai është në arrest në shtëpi, dhe nuk mund të na bashkohet. Që kur nisëm kërkimet për programin, ai ishte në arrest në shtëpi. Ende është, ndaj nuk vjen dot.
Por anëtarë dhe simpatizantë të tij ishin shumë të hapur. Ju dërguam çdo informacion. Ata mund të vijnë në program, të jenë pjesë e publikut. Ne nuk i kemi përjashtuar aspak.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Tema