Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali zhvillon vizitën e parë jashtë vendit si kryeparlamentare, takohet me Kurtin në Kosovë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do ta pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Takimi do të nis në ora 13:00, siç ka njoftuar zyra kryeministrit teksa ka treguar agjendën e Kurtit për nesër.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali”, thuhet në njoftim.  

Kjo është vizita e parë e Spiropalit jashtë Shqipërisë në cilësinë e kryeparlamentares.