Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Hasani tejet i shqetësuar për gratë afgane: Regjimi taleban i diskriminon, po u rrezikohet autonomia e ekzistenca


Po mbahet në Tiranë Samiti i Grave Afgane.

Veprimtaria po zhvillohet nën kujdesin e Ministrisë së Jashtme.

Ministri Hasani u shpreh i shqetësuar për gjendjen e Agfanistanit nën talebanët ndërsa tha se po rrezikohet autonomia dhe ekzistenca e grave dhe vajzave afgane.

Ai theksoi se jo më kot gratë janë shënjestruar pasi janë pjesa më luftarake e shoqërisë.

“Regjimi taleban po përkeqëson situatën e përditshme në vend. Rrezikohet autonomia dhe ekzistenca e grave dhe vajzave afgane në shoqëri. Masat e talebanëve, diskriminim sistematik i bazuar në gjini. Vajzave dhe grave u ndalohet e drejta për të ndjekur arsimin e mesëm dhe të lartë. Targetimi i grave jo i rastësishëm, ato janë pjesa më luftarake e shoqërisë njerëzore. Gratë afgane vijojnë të tregojnë një qëndresë dhe guxim të jashtëzakonshëm. Komuniteti ndërkombëtar të zgjerojë mbështetjen e tij dhe të amplifikojë përpjekjet”, tha Hasani.