Vendosni fjalën kyçe....

Prindër e nxënës protestë para Zyrës Arsimore në Durrës, kundër transferimit në shkollë tjetër


Prindër e nxënës të shkollës 9-vjeçare në Bisht-Kamëz, pjesë e njësisë Katund i Ri Durrës kanë zhvilluar një protestë para Zyrës Arsimore Parauniversitare.

Fëmijët nuk e kanë nisur ende mësimin për shkak të vendimit të Zyrës Arsimore për transferimin e tyre në shkollën 9-vjevçare në Qerret.

Prindërit kanë denoncuar faktin se për vendimin ata janë njoftuar vetëm dy ditë para nisjes së shkollës.

Atyre u është thënë nga një përfaqësuese e Zyrës Arsimore në Durrës se transferimi do ndodhë për shkak të rikonstruksionit të shkollës.

“Shkaku i parë është gjendja e kësaj shkolle. Ajo nuk plotëson aspak standardet e mësimdhënies. Është shkollë tejet e amortizuar. Shkaku i dytë është numri i ulët i nxënësve, i cili e detyron një vendim të tillë. Është një shkollë e re me të gjitha kushtet. Në dispozicion të nxënësve është vendosur një autobus për transportin e tyre. Nuk bëhet fjalë për mësim me turne. Ata do të ndjekin mësimin vetëm paradite sepse shkolla ka kapacitete të mjaftueshme”, ka thënë drejtori i Drejtorisë Arsimore Azbi Lika.