Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi sulmon SPAK-un: Arben Kraja e Enkelejda Millonai shërbëtorë të Edi Ramës, protesta para SPAK-ut spontane


Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën për zgjeedhjet  parlamentare të 2025-ës Belind Këlliçi tha se mbajtja e ish-kryeministrit Berisha në arrest shtëpie dhe përpjekja për dënimin e tij është me urdhër politik.

Ai akuzoi prokurorët e çështjes Arben Kraja e Enkelejda Millonai se kanë hequr maskën e janë në shërbim të regjimit të kryeministrit Rama.

Këlliçi shtoi se organizimi para SPAK-ut ishte spontan dhe jo i lajmëruar.

“Lideri i opozitës së një vendi anëtar të NATO mbahet në arrest me urdhër politik. Prokurorët këtu e kanë hequr masën dhe kanë dalë zbuluar, janë në shërbim të regjimit. Kemi ardhur si reagim spontan. Skandal, kur i bëhet një ish-presidenti.” – tha Këlliçi.

Deputeti i PD-së Luan Baçi shtoi se burgosja e Bershës është politike dhe se protesta është kundër padrejtësisë dhe në mbështetje të fjalës së lirë.

“Të gjithë kanë ardhur vetë dhe nuk është bërë asnjë njoftim për këtë protestë. Ne kemi 9 muaj që protestojmë për lirimin e liderit të opozitës. Kjo është burgosje politike. Protesta është kundër padrejtësisë, në mbështetje të fjalës së lirë”, tha Baçi.