Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë mobileria në lagjen Dobrovë në Peshkopi


Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë mobilerish në lagjen “Dobrovë” të Peshkopisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike.

Përhapja e shpejtë e zjarrit u favorizua nga materialet prej druri në magazinën e subjektit. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të Bashkisë së Dibrës, të cilat neutralizuan flakët.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i zjarrit, por paraprakisht dyshohet se ai ka nisur nga një shkëndijë elektrike.