Vendosni fjalën kyçe....

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë KURUM, Bardhi interpelancë nesër në Kuvend


Skandali i mbetjeve toksike që përfshijnë kompaninë KURUM dhe tregtimin e tyre nga kompania “Sokolaj” drejt vendeve të Azisë, si Singapori dhe Tajlanda, pritet të jetë në qendër të debatit politik nesër në Kuvend.

Në seancën plenare do të zhvillohet interpelanca e kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama, për të diskutuar mbi eksportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme. 

PD ka ngritur shqetësime se Shqipëria mund të jetë përfshirë në një tregti ndërkombëtare të paligjshme me mbetje të rrezikshme, dhe kërkon sqarime nga qeveria mbi përfshirjen e vendit dhe kompanive të përfshira në këtë aktivitet.