Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtuesi Fatmir Bektashi mbërrin në SPAK


Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka mbërritur sot në SPAK ku pritet t’i komunikohet akuza për dosjen e privatizimit të terreneve të ish-klubit Partizani.

Ai akuzohet nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, por mbetet për t’u parë nëse do merret i pandehur për të njëjtat akuza apo jo.

Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish-truallin e kompleksit Partizani.

Një ditë më parë Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku u mor i pandehur për korrupsion pasiv. Po ashtu edhe dhëndri i rij Jamarbër Malltezi, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.