Demokratja Jorida Tabaku denoncoi deputetin socialist Pandeli Majko se shtyu një gazetare që po e pyeste para hyrjes në Kuvend nëse ndihej i rrezikuar për t’u zgjedhur deputet pas ndryshimeve që kishte bërë kryeministri Rama me listat.
Tabaku tha në Kuvend se gazetarja ishte shtatzënë duke i kërkuar kryetares së Kuvendit Spiropali që të merrte masa.
Pandeli Majko u kap duke shtyrë me dorë mikrofonin e gazetares Eksiola Shehu që po këmbëngulte për të marrë një përgjigje nga deputeti socialist.
Pas Tabakut, edhe deputetja demokrate Zhupa denoncoi sjelljen e Majkos duke i kërkuar Spiropalit që të sillte për votim rezolutën që mbron gazetarët, sidomos gazetaret gra.