Vendosni fjalën kyçe....

Shtyu gazetaret, socialisti Majko kërkon ndjesë, kolegët e brohorasin


Deputeti socialist Pandeli Majko ka kërkuar ndjesë për shtyrjen e mikrofonëe të gazetarëve mëngjesin e sotëm para hyrjes në seancë. Në ndjesën e tij ai përmendi veçaërisht gazetaren shtatzënë.

“Do bëj një koment që lidhet edhe me vlerësimin që bënë dy koleget e opozitës. Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që ta marr përsipër dhe të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja ofroj gazetares që ka qenë shtatzënë.” – tha Majko.

Pas kësaj ai u duatrokit nga depeutetët e tjerë. Majko u kap në kamera duke shtyrë mikrofonët e gazetarëve që po e pyesnin nëse ndihej i rrezikur për postin e deputetit pas ndryshimeve në lista nga kryeministri Rama. Ai u denoncuar nga deputetet e PD-së Tabaku e Zhupa që i kërkuan kryetares së Kuvendit Spiropali masa.