Vendosni fjalën kyçe....

Braçe mbështet drejtorin e policisë së Shkodrës: Ha në mensë me FNSH, s’kapardiset në hotele luksoze


Deputeti Erjon Braçe ka dalë në mbrojtje të drejtorit të policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, pas akuzave të Bardhit në lidhje me emërimin në këtë post.

Braçe ka theksuar se Sulaj, i cili ka qenë në qendër të kërcënimeve për veten, familjen dhe policët në Shkodër, është një zyrtar i ndershëm dhe i aftë.

Braçe ka refuzuar akuzat se Sulaj u emërua në këtë pozitë për arsye kriminale dhe ka përmendur kontributin e tij në hetimin e ngjarjeve të rëndësishme kriminale, përfshirë masakrën e Peshkëpisë dhe rastin e ekstremistit grek Konstandin Kacifas në Dropull.

Ai ka mbështetur Sulajn, duke theksuar se ai është një nga zyrtarët më të vlerësuar të policisë dhe se sulmet ndaj tij janë të pabazuara.

“Mondi ai që njoh unë është një nga djemtë më të mirë dhe më të ndershëm që ka policia e shtetit dhe që nuk kapardiset në hotelet e luksit po ha bashkë me policët në mensën e forcave të ndërhyrjes së shpejtë atje.

Mondi është një nga zyrtarët e policisë së shtetit që ka vënë para përgjegjësisë çdokënd të përfshirë në ngjarjen e Peshkëpisë pas vitesh harrese, prishje provash, shkatërrimi i gjithë atij hetimi.

Mondi ai Mondi që natyrisht ka qenë pas hetimit së atij ekstremistit grek me Dropull me automatik grek dhe pas shumë ngjarjeve hetimi me sukses dhe ka vënë para përgjegjësisë kriminelë.

Mondi është ai që në Shkodër merr kërcënime nga mëngjesi në mbrëmje për veten, familjen e tij dhe policët atje. Të gjitha këto që u artikuluan këtu nuk janë pa qëllim.”