Katër impiante fotovoltaikë me kapacitet secili nga 2MW kanë kërkuar licencimin pranë Entit Rregullator të Energjisë sa i takon prodhimit të energjisë elektrike.
Në mbledhjen e fundit Enti vendosi fillimin e procedurave për secilin prej impianteve të vendosur të gjithë në zonën e Fierit ku në fakt është përqendruar një pjesë e mirë e investimeve në energjinë diellore.
Konkretisht Bordi i ERE-s vendosi:
– të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “REBESOL” shpk, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, në Fshatin Grykë, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier.
– të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “PARISOL” shpk, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2MW, në Fshatin Grykë, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier
– të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “SAMASOL” shpk në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, në fshatin Grykë, Njësia Administrative Topojë Bashkia Fier, Qarku Fier.
– të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “ZENINA” shpk në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, në fshatin Grykë, Njësia Administrative Topojë Bashkia Fier, Qarku Fier.
Impiantet fotovoltaikë me kapacitet të instaluar deri në 2MW u nxitën nga qeveria vite më parë si një formë investimi ku subjekteve u ofrohej blerja e energjisë sipas një tarife që përllogaritet çdo vit nga ana e Entit. Aktualisht çmimi për energjinë që prodhohet nga këto impiante është 95.04 euro sipas vendimit të 22 shkurtit të këtij viti.
Tendenca e investimeve në fotovoltaikë ka vijuar të mbetet konstante që pas rritjes që pësoi si efekt i krizës së energjisë.
Gjithsesi prodhimi nga ky segment vijon të mbetet ende modest në raport me energjinë totale që prodhohet në vend dhe që ka në bazë burimet hidrike. Në vitin 2023 hynë në prodhim impiante me kapacitet 18MW kurse në total energjia fotovoltaike nga këto impiante zinte 0.4 % të prodhimit total vendas të energjisë elektrike./N.Maho
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor