Vendosni fjalën kyçe....

Përshtati lokalin për lojëra fati në Burrel, arrestohet pronari


Komisariati i Policisë Mat dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër,arrestuan pronarin e një lokali në lagjen “Partizani” në Burrel. Shtetasi A.D., 29 vjeç, u kap në flagrancë dhe akuzohet për organizimin e basteve sportive dhe lojërave të fatit në ambientet e tij.

Gjatë kontrollit në lokal, policia sekuestruan një sasi të vogël canabisi, një mjet prerës (thikë), 10 bileta bingoje, 3 celularë, një kompjuter, një printer dhe një armë sportive pistoletë. Po ashtu, një procedim penal u nisi edhe për shtetasin J.R., 20 vjeç, pasi në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë sportive pistoletë dhe 2 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në DVP Dibër,  nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal, në lagjen “Partizani” Burrel, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit shtetasi  A.D., 29 vjeç, banues në Burrel, i cili kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Në lokalin e 29-vjeçarit, u sekuestruan një sasi e vogël canabisi, 1 mjet prerës thikë, 10 bileta bingoje, 3 celularë,  1 komjuter, 1 printer dhe një shumë parash.

Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal për shtetasin J.R., 20 vjeç, pasi gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive pistoletë dhe 2 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.