Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Tirana është bërë bazë turistike shumë e fuqishme


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Tirana ka evoluar në një bazë turistike shumë të fuqishme, një realitet që ishte i paimagjinueshëm disa vite më parë.

Ai theksoi se, përkundër faktit që më parë në gusht kryeqyteti ishte i zbrazur, tani qyteti dhe zonat malore janë të mbushura me turistë.

Rama gjithashtu nënvizoi nevojën për një organizim më të mirë të hapësirave turistike, duke propozuar që bashkitë të instalojnë çadra dhe shezllone me çmime të arsyeshme, për të lehtësuar aksesin për të gjithë vizitorët, përfshirë pensionistët.

Ai tha se këtë vit, plazhet janë sulmuar nga insekte dhe kërkoi një menaxhim më të mirë për të përmirësuar përvojën turistike.

“Tirana është bërë një bazën turistike shumë e fuqishme, e paimagjinueshme deri pak vite më parë ku në Tiranë në gusht iknin të gjithë dhe nuk kishte këmbë njeriu, por zonat e thella, malet janë plot.

U krijua volumi i madh, u krijua edhe pritshmëria dhe o burra të gjithë me shezllone, shezllonet këtë vit e bënë me sukses kryerjen e punës së tyre të ardhjes në majë të hundës të të gjithë popullit.

Do të duhet dhe do ta fillojmë me bashkitë që të marrin hapësira dhe të vendosin bashkitë çadra dhe aty ku është e arsyeshme, edhe shezllone, por me çmim tavan të arsyeshëm për njerëzit që vijnë.

Është e rëndësishme që edhe dy pensionistë të shkojnë në plazh dhe të rrinë me çmim të arsyeshëm.

Të kenë mundësi njerëzit të vijnë me çadrat e tyre, të paguajnë një shumë minimale për pastrimin, duhet çliruar kjo mushkëri e detit dhe e rërës nga gjithë këto insekte që e sulmuan rëndë këtë vit. Të gjitha këto sjellin rritje”, tha Rama.