Vendosni fjalën kyçe....

Egnatia rikthehet tek fitorja, mposht 4-0 Bylisin


Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të dielë me javën e pestë. Në Rrogozhinë, kampionët në fuqi të Egnatias u rikthyen te tri pikët duke mundur 4-0 Bylisin.

Disfata e një jave më parë kundër Vllaznisë në Shkodër ka bërë që kampionët në fuqi të reagojnë duke treguar cilësi në fushë.

Gjithçka u zhbllokua në minutën e 32-të nga supergoli i Ahmetaj. Më pas radha ishte për Xhemajlin që me dopietë e dërgoi rezultatin në 3-0. Në këtë sfidë kishte vend edhe për Edison Ndrecën që shënoi në minutën e 69-të golin e katërt.

Me dhjetë pikë Egnatia merr kreun e renditjes.

Ndërkohë që në 19:00 në “Niko Dovana” luhet Teuta – Vllaznia.

 

Superliga, java 5:

 

E dielë, 15 shtator

16:00 Egnatia 4-0 Bylis

19:00 Teuta – Vllaznia

 

E hënë, 16 shtator

16:00 Laçi – Partizani

19:00 Dinamo – Skënderbeu

19:00 Tirana – AF Elbasani

 

Renditja: