Vendosni fjalën kyçe....

Gara për Kreun e ri të Policisë së Shtetit/ Shemsi Prençi hedh kandidaturën për postin e ri


Pas njoftimit të Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha disa ditë më parë për hapjen e garës për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është mësuar dhe aplikanti i parë.

Mësohet se Shemsi Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post.

Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu.

Ai ka përfunduar studimet master shkencor për menaxhimin strategjik të policisë ka dorëzuar edhe platfomën se si duhet të reformohet organizata e uniformave blu.

Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Fierit, Elbasanit, Dibrës , forcat lëvizëse Operacionale etj, si dhe ka drejtuar Emergjencat Civile dhe ka mbajtur edhe postin e këshilltarit për sigurinë të Presidentit të Republikës.

Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku është hapur menjeherë gara. Përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është vendosur Sokol Bizhga. Afati i fundit për dorëzimin e kandiaturave është deri të mërkurën e kësaj jave.