Vendosni fjalën kyçe....

Meta ndaj Dumanit: Një rreshter i rilindjes që e ka kthyer “skapin” në organizatë kriminale


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani, si “rreshter të Rilindjes” dhe e ka cilësuar SPAK-un si një “organizatë kriminale” që mbron pandëshkueshmërinë e Edi Ramës dhe ka marrë peng opozitën.

Meta gjithashtu ka kritikuar situatën ekonomike të Shqipërisë, duke theksuar se Shqipëria ka treguesin më të lartë të shlyerjes së borxhit në krahasim me eksportet e mallrave, duke i krahasuar këto shifra me ato të vendeve të tjera të rajonit.