Vendosni fjalën kyçe....

Hetimi për tenderët 21 milionë dollarësh me “Smartmatic”, Celibashi: Zero shqetësim, procesi i ligjshëm


Ndërsa SPAK po heton dy tenderë të KQZ-së me kompaninë ‘Smartmatic’ për pajisjet e identifikimit, votimit dhe numërimit elektronika të votave, që janë përdorur në disa zonë në zgjedhjet e fundit lokale, kreu Celibashi ka pohuar se procesi është legjitim dhe se nuk është aspak i shqetësuar.

Tenderët kapin vlerën e 21 milionë dollarëve. Celibashi tha gjithashtu se është vonë për ta shtrirë procesin e votimit dhe numërimit elektronik në gjashtë qarqe për zgjedhjet e 2025-ës.

“Personalisht kam zero shqetësim  si për veten time, por edhe për këdo tjetër nga KQZ-ja të përfshirë në këtë proces. Mendoj se nuk do kishte dobi çfarëdo që të them unë, pasi në fund është dikush tjetër që jep vlerësimet edhe për këtë rast. Procesi ka të gjithë legjitimitetin në çdo pikëpamje. E pamundur në 6 qarqe, nuk ka më kohë. Votimi elektronik mund të bëhet vetëm në 1,2 ose 3 qarqe”, tha Celibashi.