Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi e Peleshi përplasen për mandatin e Xhaçkës: Vota u orientua…Duhet qartësim


Krerët e grupeve parlamentare të PD-së e PS-së Bardhi e Peleshi janë përplasur pas votës së deputetëve socialistë për mosdërgimin e mandatit të deputetes së PS-së Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese duke shpërfillur vendimin e kësaj të fundit.

Bardhi iu drejtur Peleshit duke i thënë se vota e deputetëve socialistë që abstenuan ishte e orientuar ndërsa socialistiu përgjigj se do kërkohet qartësim nga Komisioni i Venecias në mënyrë që rasti në fjalë të shërbejë si precedent në të ardhmen.

Bardhi: Votimin  e kishit orientuar, mos beni sikur e latë në dorën e deputetëve. E dinim tri orë para sesi do silleshit, ca abstenim e ca kundër. Ishte orientuar grisja e vendimeve dhe shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese. Po e përsëris, po minoni bashkjetesën me opozitën. Opozita i është drejtuar Drejtësisë, ju nuk pyesni për vendimet.

Peleshi: Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke çuar mandatin në seancë. Kemi zbatuar gjithë detyrimin. S’bëhet fjalë për mandatin e një deputeti, është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen. Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve.