Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë, porosi për votën e diasporës


Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot në Pallatin e Kongreseve drejtuesit politikë të qarqeve të PS si dhe kryebashkiakët e majtë të vendit.

Takimi nis prej orës 14:00 në Pallatin e Kongreseve dhe përfundoi rreth orës 15:20.

Burime bëjnë me dije se Rama gjatë fjalës së tij me drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët, u përqëndrua tek vota e diasporës.

Rama kërkon angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për të maksimizuar pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje.

Ky takim u bë në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

 

EMRAT E DREJTUESVE TË PS NË QARQE

Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu

Durrës- Emirjana Sako

Shkodër- Benet Beci

Lezhë- Ulsi Manja

Kukës- Pandeli Majko

Dibër- Blendi Gonxhe

Elbasan- Arbian Mazniku

Fier- Belinda Balluku

Korçë- Niko Peleshi

Gjirokastër- Mirela Kumbaro

Berat- Ervin Demo

Vlorë- Bledi Cuçi

Drejtues politik për Diasporën- Taulant Balla