Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Unazën Plepa-Shkozet, humb jetën një 64-vjeçar


Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Unazës Plepa-Shkozet, ku ka humbur jetën drejtuesi i një motomjeti, një 64-vjeçar. 

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksidentin me vdekje që ka ndodhur në aksin Plepa-Shkozet.

Sipas efektivëve të qytetit bregdetar, L.Z, 64 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar. 

“Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.

Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.