Një tragjedi familjare ka ndodhur në Has ku nënë e bir kanë humbur jetënpas djegies së shtëpisë.
Sipas policisë, nga shtëpia fatmirësisht ka mundur të dalë bashkëshortja e viktimës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Nikoliq ndërsa zjarri dyshohet të ketë qenë aksidental.
“Has/Informacion paraprak
Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L. Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.” – thuhet në njoftimin e policisë.