Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika mes dy të rinjve në Tiranë


Dy të rinj janë plagosur me mjete prerëse pas një sherri jashtë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit në Tiranë mbrëmë.

Të plagosurit, të moshës 18 dhe 20 vjeç, janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.