Vendosni fjalën kyçe....

Dosja ‘Babale’, Salianji shkon në gjykatë me deputetët demokratë


Deputeti Ervin Salianji është i paraqitur sot në Apel për seancën e radhës të dosjes “Babalja”, i shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë demokratë.

Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Të pranishëm në seancën e kësaj të premte janë mbrojtësit ligjorë të të gjitha palëve, ndërsa trupa e gjykimit përbëhet nga gjyqtarët Genti Shala, Elona Toro Iliba Bezati.

Gjykata u tërhoq për vendim për kerkesën e bërë nga Fredi Alizoti i cili tërhiqet nga kërkesa për apelimin e vendimit te shkallës së parë pasi e ka kryer dënimin. Gjykata u tërhoq për te vendosur nëse do shprehet tani apo nëse do shprehet në perfundim.

Krah Salianjit është Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula, Asllan Dogjani