Vendosni fjalën kyçe....

Ish-zv.ministri në Komision: S’jam në dijeni të memos së Manastirliut, nuk më ka ardhur mua kjo shkresë


Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, po dëshmon sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionin e sterilizimit. Gjatë seancës, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, e pyeti nëse ishte në dijeni për një memo të dërguar nga ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, që shprehte shqetësime për mosvënien në punë të qendrës së sterilizimit. Rjepaj tha se nuk kishte marrë kurrë këtë memo dhe nuk dinte nëse ishte kthyer përgjigje.

Memoja, datuar 26 qershor 2014, pranon se reparti i sterilizimit në QSUT kishte teknologji avangardë dhe kishte kapacitet për 60,000 ndërhyrje kirurgjikale. Rjepaj u shpreh se ishte në dijeni për masterplanin e hartuar nga Banka Botërore dhe për investimet e bëra, por theksoi se memoja e Manastirliut nuk kishte mbërritur kurrë te ai.

Gjatë dëshmisë, Vokshi theksoi se memoja e Manastirliut kishte përshkruar hollësisht procesin e sterilizimit dhe nevojat për trajnim të stafit, ndërsa Rjepaj insistoi se nuk kishte parë dokumentin dhe se i duheshin më shumë detaje mbi përgjigjet që ishin dhënë.

Vokshi: Kur e keni marrë këtë detyrë, në bazë të cilit urdhër. Fillojmë me sterilizimin.

Rrjepaj: Këtë detyrë e kam marrë në gusht të vitit 2014. Si kryetar i kom të proces kons për sterilizimin. Ndërkohë që ka qenë një parapërgatitje me ministrin, kemi pasur një vizitë studimore.

Vokshi: Keni mbajtur detyra të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë, cilat kanë qenë dhe cilat periudha.

Rrjepaj: Kam qenë nga viti 2009-2012 shefi i Kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga 2013 deri në 2017 kam qenë zv.ministër i Shëndetësisë.

Vokshi: Pjesa e procesit të sterilizimit ka nisur më herët, në periudhën që ju keni pasur një detyrë në ministri. A jeni në dijeni të master planit të hartuar me ndihëm e Bankës Botërore, që përfshin shumë komponentë edhe sterilizimi me 5 komponentë që u dha me koncesion.

Rrjepaj: Jam në dijeni të masterplan të QSUT të përgatitur nga kompania gjermane, kam qenë prezent edhe në një nga inaugurimet që janë bërë të një pjesë të spitalit të ri të urgjencës të financuar nga CEB. T’iu korrigjoj në këtë aspekt, se pjesa e përgatitur nga Top Consult i përkon vetëm investimit në repartin qendror të sterilizimit

Vokshi: Qeveria bëri atë masterplan, kishte edhe komponentë të tjerë, njeri ishte edhe investimi në repartin qendror të sterilizimit në katin nëndhes. Sa ishte vlera e investimit, është marrë kredi e bankës së Këshillit të Europës. Sa ishte pjesa e investimit në kredinë e parë të CEB.

Rrjepaj: Pjesa e investimit në pajisje tek ka qenë 0.8 mln euro, për pjesën e hapësirës së infrastrukturës ka qenë duk tek 0.6 mln euro.

Vokshi: Pse nuk filloi puna. Jeni në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu në shkurt 2014, si ish-drejtoreshë i është drejtuar Beqajt me një shkresë ku ka paraqitur gjendjen aktuale të repartit, fotot përkatëse, ku në bazë të asaj çka duket unë besoj që ju jeni në dijeni, janë ambiente moderne të pajisura me aparatura sikurse edhe ju e përcaktoni në memon tuaj, me teknologji avangardë. I ka kërkuar Beqajt pasi ka bërë një përshkrim, ka theksuar qëllimin e punës, ka përshkruar të gjitha zonat, kapacitetin e përurimit. Dhe ju thoni në memo që janë mjaftueshëm për 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale.

Në memo Manastirliu bën edhe shpjegimin e skemës së gjithë procesit, e mbyll duke përshkuar jo vetëm sterilizimin por edhe të transporti të produkteve që sterilizoheshin, deri në momentin futjes të konteinerëve që më tej do asgjësoheshin. Pjesë e memos është edhe përllogaritja e stafit që nevojitej që duhej trajnuar për të vënë në funksionim qendrën e sterilizimit që do përballonte të gjitha nevojat e gjithë Shqipërisë. Ky repart ishte i mjaftueshëm për të përballuar 60 mijë operacione.

Po në memo ka skemën e transportit dhe ka bërë një përllogaritje të kostove për lënde djegëse për kaldajën, lavenderinë, kosto për transportin dhe mirëmbajtjen e aparaturave që është në vlerën 5.7 mln lekë. I ka kërkuar ministrisë ndihmë me trajnimin e stafit nga PIU i ministrisë, njësia për zbatimin e projekteve të huaja për ta vënë në funksionim.

Jeni në dijeni për ndonjë përgjigje për këtë memo ku shqetësimi është shumë i lartë.

Rrjepaj: Jo s’jam në dijeni.

Vokshi: Ju s’keni parë përgjigje?

Rrjepaj: S’më ka ardhur mua kjo shkresë dhe nuk di nëse është dërguar përgjigje kësaj shkrese.  Nuk e kam parë dhe as nuk e kam lexuar në atë kohë, s’më ka ardhur mua.

Vokshi: Memo juaj që ka edhe një shënim te ish-ministrit Beqaj, ‘dakord të vijojmë me procedurat e tjera’. Kjo memo është hartuar pa parë memon e Manastirliut? Se ju i jeni referuar shifrave të Manastirliut.

Rrjepaj: Memo ka autorizimin e Manastirliut vetëm në faqen e parë, pjesa tjetër është plani i Top Consult për repartin e sterilizimit. Atë memo nuk e kam parë, s’më ka ardhur mua, janë dy dokument të ndara që janë bashkuar në një.

Vokshi: Ministri nuk i përgatit vetë shkresat, ja bën stafi. I duhej kthyer një përgjigje, pse duhej vënë në punë, pse s’duhej vënë.

Rrjepaj: Nuk më ka ardhur kjo memo.