Vendosni fjalën kyçe....

Karlo Bollino: Familja Berisha është në panik, i mirëkuptoj, le të më quajnë peng nëse kjo i qetëson disi


Karlo Bollino ka reraguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha ndaj tij.

Në një deklaratë ai ka ironizuar kreun e PD-së në arret shtëpie teksa tha se e mirëkupton familjen Berisha e cila është në panik dhe e lejon që ta quajnë peng nëse kjo i qetëson disi.

Bollino tha gjithashtu se në fillimet e tij ti gazetar në vitet 1994-1995 Berisha dhe mediat e tij e kanë etiketuar si fashist-komunist.

“Duke i dëgjuar se më etiketojnë njëkohësisht si anëtar i ”bandës kriminale të SPAK” por dhe si ”peng” i saj, më bën të ndjehem i ri. Më kujtohet në fillimet e mia si gazetar në Shqipëri, flasim për vitet 1994-1995, kur Berisha me mediat e tij më etiketonin si fashist-komunist: Berisha kurrë nuk ka pasur ide të qarta ndaj meje. Po i mirëkuptoj, ata si familje janë komplet në panik!” – tha Bollino.

Në deklaratat e tij së fundmi pas shpalljes së akuzave ndaj tij ish-kryemnistri Berisha e ka etiketuar Bollinon si “anëtar të organizatës krimiale SPAK” dhe se kishte dosje ndaj tij në prokurorinë speciale.