Vendosni fjalën kyçe....

E moshuara në Bathore dhunohet nga i biri dhe nusja, në pranga 47-vjeçari


Një grua 74-vjeçare, Vjollca Murja, ka denoncuar djalin dhe nusjen e saj për dhunë, pas një incidenti të dhunshëm. Ajo ka marrë një urdhër mbrojtjeje pas ngjarjes, e cila ndodhi dje rreth orës 19:30. Pas denoncimit, djali i saj, Edmond Murja, 47 vjeç, është arrestuar nga policia për veprën penale të dhunës në familje.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Fllanza Murja u procedua në gjendje të lirë për shkak se ka fëmijë të mitur.

45-vjeçarja akuzohet për “Dhunë në familje” dhe për “Mbajtje e armëve të ftohta”.

Nga ana e Policisë 74-vjeçares i është plotësuar kërkësa për urdhër mbrotjeje, si dhe është pajisur me vendim mjeko-ligjor, kur vërtetohet që është dhunuar.