Vendosni fjalën kyçe....

Skënderbeu rikthehet te fitorja, mund Laçin


Skënderbeu ka arritur të kthehet te fitorja pas dy humbjeve rresht në Superligën shqiptare të futbollit.

Korçarët mundën Laçin në një duel të ethshëm të luajtur në Korçë.

Skënderbeut gjeti golin me anë të Vaskez, në një pjesë të parë që e dominuan thuajse plotësisht.

Në të dytën, Laçi u mundua të reagonte dhe të kërkonte barazimin, të cilin e gjeti me një gol spektakolar të Traore. Por vetëm dy minuta më vonë, gjyqtari Koçi dha një penallti mes kontestimeve të miqve, të cilën Juri Merlim e humbi, por Bismark u tregua i aftë që në vazhdimin e saj të çonte topin në rrjetë.

Korçarët më pas ruajtën me shumë kujdes avantazhin, duke u kthyer të fitoret në kampionat dhe duke u larguar nga fundi i tabelës, ku mbetet gjithnjë e më shumë i vetëm ekipi i Laçit.