Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati me prirje marksiste pranë zgjedhjes president në vendin aziatik


Udhëheqësi i Sri Lankës me prirje marksiste, Anura Kumara Dissanayake, mori një epërsi të hershme të dielën në përpjekjen spër t’u bërë presidenti i ardhshëm i vendit të zhytur në borxhe që kërkon të zgjedhë një udhëheqës për të forcuar ekonominë e brishtë.

Dissanayake fitoi rreth 53% të votave të numëruara deri tani, sipas KQZ së vendit. Udhëheqësi i opozitës Sajith Premadasa ka marrë 22% të votave deri tani, para presidentit Ranil Ëickremesinghe që renditet i treti.

Sipas autoriteteve, rreth 75% e 17 milionë njerëzve me të drejtë vote në kombin ishullor të Oqeanit Indian votuan në zgjedhjet e së shtunës.

Dissanayake kandidoi si kandidat për aleancën e Fuqisë Popullore Kombëtare (NPP), që përfshin partinë e tij Janatha Vimukthi Peremuna (JVP) me prirje marksiste, e cila tradicionalisht ka mbështetur ndërhyrjen më të fortë të shtetit, taksat më të ulëta dhe politikat ekonomike më të mbyllura të tregut.

Megjithëse partia JVP ka vetëm tre vende në parlament, 55-vjeçari Dissanayake ka fituarmbështetje me premtimet e tij për masa të ashpra kundër korrupsionit dhe politika më shumë pro të varfërve.

Ai u paraqit si kandidati i ndryshimit, duke premtuar shpërbërjen e parlamentit brenda 45 ditëve nga ardhja në pushtet për të kërkuar një mandat të ri për politikat e tij në zgjedhjet e përgjithshme.

“Pas një fushate të gjatë dhe të mundimshme, rezultatet e zgjedhjeve tani janë të qarta,” tha ministri i Jashtëm Ali Sabry në X.

“Megjithëse kam bërë shumë fushatë për Presidentin Ranil Ëickremasinghe, njerëzit e Sri Lankës kanë marrë vendimin e tyre dhe unë e respektoj plotësisht mandatin e tyre për Anura Kumara Dissanayake.”

Këto ishin zgjedhjet e para të Sri Lankës që kur ekonomia u godit rëndë në vitin 2022 nën një mungesë të fortë të këmbimit valutor, duke e lënë vendin të paaftë për të paguar importet e gjërave thelbësore, përfshirë karburantin, ilaçet dhe gazin.

Mijëra protestues marshuan në Colombo në vitin 2022 dhe pushtuan zyrën dhe rezidencën e presidentit, duke e detyruar presidentin e atëhershëm Gotabaya Rajapaksa të arratisej dhe më vonë të jepte dorëheqjen.

E mbështetur nga një program shpëtimi prej 2.9 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ekonomia ka shënuar një përpjekje për rimëkëmbje, por kostoja e lartë e jetesës është ende një çështje e rëndësishme për shumë votues.

Fituesi do duhet të sigurojë që Sri Lanka t’i përmbahet programit të FMN-së deri në vitin 2027 për ta çuar ekonominë e saj në një rrugë të qëndrueshme rritjeje, për të siguruar tregjet, për të shlyer borxhin, për të tërhequr investitorët dhe për të ndihmuar një të katërtën e njerëzve të saj të dalin nga varfëria.

Në manifestin e tij, Dissanayake, i njohur për aftësinë e tij për të mbajtur fjalime të nxehta, është zotuar të ulë taksat që do ndikonin në objektivat fiskalë, duke i lënë investitorët dhe aktorët e tregut të shqetësuar për politikat e tij ekonomike.

Megjithatë, gjatë fjalimeve të fushatës ai ka marrë një qasje më pajtuese, duke thënë se çdo ndryshim do ndërmerret në këshillim me FMN-në dhe se ai është i përkushtuar për të siguruar shlyerjen e borxhit.