Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi në Divjakë: Të ndërtojmë projektin fitues, viti i ardhshëm, vit sakrifice


Drejtuesi politik i Qarkut të Fierit dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me strukturat e demokratëve në Divjakë.

Bardhi u shpreh se viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe viti që të gjithë bashkë të ndërtojmë projektin fitues.

Në Divjakë, së bashku me strukturat drejtuese të Degës, nisëm zbatimin e projektit tonë transformues për Divjakën dhe Shqipërinë. Viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe viti që të gjithë bashkë të ndërtojmë projektin fitues, projektin që i jep ndryshimin e shumëpritur shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë”, theksoi Bardhi.

Në vijim, drejtuesi politik i PD në Qarkun Fier tha se “12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës janë shumë kohe e çuar dëm për banorët e Bashkisë Divjakë”.

Braktisja e fermerëve të kësaj zone, mungesa e mbështetjes për bujqësinë dhe abuzimi me fondet e AZHBR dhe fondet e ndihmës nga Bashkimi Europian, kanë një përgjegjës që është korrupsioni i Qeverisë Rama. Ndyshimi i këtij realiteti të trishtë është vetëm në dorën tonë”, tha ai.