Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Tiranë


Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa i palgosur është një 42-vjeçar me iniciale G.S. banues në Shkozë.

Ai dyshohet se është goditur me thikë pranë spitaleve.

Njoftimi

“Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës. Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.”