Gjykata e Apelit të Posaçëm la të pandryshuar vendimin e GJKKO-së për ish zëvëndës ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj.
Përmes avokatit të tij, Rrjepaj kërkoi revokim ose masë më të butë sigurie se “arrest në burg”, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtari Florjan Kalaja.
Klodian Rrjepaj u arrestua në datë 17 gusht të vitit 2023 me urdhër të SPAK, për llogari të hetimeve që nisi kjo strukturë për koncesionin e sterilizimit “Sterilizimin”. Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për “Mashtrim”.
Organi akuzues kërkoi “arrest në shtëpi” për Marsela Sejrana dhe për Saimir Kadiun, ndërsa masë më lehtësuese u caktua ndaj Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petri Mersini.