Vendosni fjalën kyçe....

Rama furnizon opinion publik rreth debatit me shtetin sovran Bektashi, shpërndan librin e albanologut francez


Kryeministri Edi Rama ka vijuar të furnizojë opinion publik me material mbi bektaishizmin në vijim të debatit që u hap disa ditë më parë mbi krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në territorin shqiptar të ngjashëm me Vatikanin.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale kopertinën e një libri që do t’u ofrojë lexuesve një njohje më të thellë me historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi.

Libri, i autorit Robert Elsie, titullohet “Bektashinjtë shqiptarë: Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan”. Rama e përshkruan këtë botim si një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit.

Në postimin e tij, Rama shprehet,- “Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet sovran shpirtëror në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Bota Bektashiane Shtabi është ngritur prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste.”

Ky libër, sipas Ramës, vjen si një kontribut për njohjen e mëtejshme të vlerave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.