Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Athinë, plagoset një shtetas shqiptar


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e së hënës në zonën e Omonias, në qendër të Athinës.

Sipas Protothemas, ngjarja raportohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato.

Nga përplasja ka një të plagosur nga Shqipëria i cili po trajtohet në Spitalin Popullor.

Policia  ka gjetur në vendngjarje shtatë gëzhoja.