Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Berat, makina përplas mjetin bujqësor, humbin jetën burrë e grua


Një aksident tragjik ka ndodhur në Berat mëngjesin e sotëm ku si pasojë kanë humbur jetën burrë e grua ndërsa fatmirësisht ka humbur jetën vajza e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Kuçovës ku një makinë që drejtohej nga një person me iniciae A.K. është përplasur me një mjet bujqësor ku ndodheshin tre persona.

Për pasojë kanë humbur jetën 81-vjkeçari A.K. dhe gruaja 77-vjeçarja S.K. që udhëtonin me mjetin bujqësor ndërsa vajza e tyre, 58-vjeçarja F.B. ka mundur  të shpëtojë.

Njoftimi

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.