Vendosni fjalën kyçe....

“Buzëqeshja e saj të përpin të tërin” – Putin “ngacmon” Kamala Harris-in (Video)


Presidenti rus Putin ka “futur hundët” në zgjedhjet amerikane teksa përsëriti mbështetjen e tij për zv.presidenten demokrate Kamala Harris në përpjekjen e saj për z’u zgjedhur presidente.

I pyetur nga një moderatore gjatë një takimi, ai tha se buzëqeshja  e Harris-it është shumë ekspresive dhe të përpin, dhe se do e mbështesë siç ka bërë me presidentin Biden.

“Kemi presidentin e tanishëm Biden si favoritin tonë, nëse mund ta quaj kështu. Por ai u rekomandoi të gjithë aleatëve që të mbështesin zv.presidenten Kamala Harris Dhe kjo është ajo që do bëjmë, do e mbështesim. Kjo është e para, dhe e dya ajo ka një të qeshur shprehëse që të përpin dhe kjo tregon se po ecën mirë.” – tha Putin duke buzëqeshur.