Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin të një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” ka shkaktuar reagime të forta nga disa shoqata fetare dhe shoqëria civile.
Një grup shoqatash islame, përfshirë Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologëve dhe Palestina e Lirë, po protestojnë sot para Komunitetit Musliman, nën sloganin “Jo në emrin tim”.
“Në Palestinë po kryhet gjenocid. Nënkryetari i Komunitetit Musliman dhe kryeministri i Shqipërisë presin dhe mbështesin presidentin e shtetit gjenocidal,” theksohet në njoftimin paraprak.
Pjesëmarrja në protestë është e vogël, ndërsa është e pranishme edhe policia për të mbajtur rendin.
Në fjalën e tij një prej përfaqësuesve të protestës sot, tregoi arsyet kundër ngritjes së shtetit bektashi.
“Baba Mondi, ky person nuk përfaqëson myslimanët bektashi shqiptare. Ai është bërë levë dhe mashë në duart e Izraelit. Ai merr pjesë në takimet me përfaqësues të Izraelit dhe i falenderon për mirësitë. Teqen e bektashinjve e ka bere salle pritje për oficerët dhe ushtarët izraelit.
Bashkë me kryeministrin Rama u përzi në projekt të rrezikshëm tradhëtie për kombin dhe shtetin shqiptar. Projekt që nuk i dihet nga e ka burimin. Shtet brenda shteti me bazë fetare shkel kushtetutën dhe cënon harmoninë fetare”, shprehet Florian Arapi.