Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Vorë


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Vorës, pas një konflikti mes disa personave.

Sipas informacionit të policisë një konflikt ka ndodhur mes shtetasve A. G. (25 vjeç) dhe E. L. (39 vjeç), që udhëtonin me një “Volkswagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L. (31 vjeç), që udhëtonte me një “BMW”. Gjatë përleshjes, dyshohet se nga automjeti “BMW” është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar. Aktualisht, policia po punon për kapjen e shtetasit J. L.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMW”.

Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMW” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.